Artikull
Martë 2 Dhjetor 2025 14:54
Martë, 2 Dhjetor 2025, 14:54
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Zinxhirët e mëdhenj tregtarë vendosin ndërmjet 70% dhe 130% mbiçmim për produktet ushqimore bazë. Këtë e tregon analiza sektoriale paraprake e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, e cila për gati gjysmë viti monitoron sektorin e tregtisë moderne me pakicë të produkteve bujqësore dhe ushqimore. U monitoruan produkte ushqimore bazë si qumështi dhe bulmetrat, mishi dhe produktet e mishit, mielli dhe buka, vezët, vaji dhe uji mineral, raportoi gazetarja Veselina Millanova. Nuk ka marrëveshje për çmime mes zinxhirëve të ndryshëm tregtarë, por mbiçmimet janë të dukshme. “91% te djathi i lopës, 73% te mish i grirë, 89% te vezët. Më i larti është mbiçmimi që kemi konstatuar te uji mineral — 135%”, tha Zhelju Bojçev nga Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Në fund të kësaj jave, komisioni organizon një debat publik rreth të dhënave të mbledhura.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova