POLITIKË

Artikull

Nga PP-DB kërkuan dorëheqjen e qeverisë

Martë, 2 Dhjetor 2025, 15:13

Nga PP-DB kërkuan dorëheqjen e qeverisë

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

“Nëse qeveria nuk jep dorëheqjen këtë javë, ne do të paraqesim mocion mosbesimi, dhe së bashku me të gjithë qytetarët në protestat, si dhe me të gjithë njerëzit e tjerë që na mbështesin, do të kërkojmë kolektivisht dorëheqjen e kësaj qeverie.” Këtë e deklaroi lideri i PP, Asen Vasilev, në një konferencë për shtyp, në kontekstin e protestave më të mëdha në rrugë në Bullgari prej vitesh, të cilat u zhvilluan në Sofje, Varna, Plovdiv, Burgas dhe qytete të tjera kundër buxhetit dhe korrupsionit. “Pamë që qeveria e dëgjoi protestën dhe e tërhoqi buxhetin. Tani është vonë. Ne i dëgjuam njerëzit në protestë – ata duan dorëheqjen e kësaj qeverie dhe largimin e Borisovit dhe Peevskit nga politika, dhe ne i mbështesim plotësisht. Mesazhi ynë për Borisovin dhe Peevskin është: jepni dorëheqjen, sepse tashmë nuk keni të drejtë morale të drejtoni vendin”, tha Vasilev. Sipas tij, nëse qeveria nuk jep dorëheqjen këtë javë, partia do të paraqesë mocion mosbesimi.


Komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov, drejtor i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Kryeqytetit

FOTO: BTA

Lidhur me trazirat me të cilat përfundoi protesta në Sofje natën e kaluar, sot në një konferencë për shtyp, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov, drejtor i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Kryeqytetit, raportoi se, megjithëse e madhe në numër, protesta ka kaluar në mënyrë paqësore, qetë dhe e rregullt. Përshkallëzimi në fund të protestës është shkaktuar nga persona të organizuar paraprakisht. Janë ndaluar 71 qytetarë, mes tyre edhe të mitur, të përfshirë në akte vandalizmi, kryesisht huliganë të futbollit dhe të ashtuquajturit “lokalë”, grupe problematike lokale.

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova