EKONOMI

Artikull

Për herë të parë, një bankë bullgare blen një thesar të huaj

Enjte, 4 Dhjetor 2025, 12:43

Godina e BNB-së

Godina e BNB-së

FOTO: Ani Petrova

Madhësia e shkronjave

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) ka miratuar blerjen e Tokuda Bank nga Banka Bullgaro-Amerikane e Kreditit (BAKB), pas koordinimit me kërkesat e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), bëri të ditur BNB në një deklaratë.

Sipas Cvetelina Borisllavova, Kryetare e Bordit Mbikëqyrës të BAKB, blerja e Tokuda Bank nuk do ta ndryshojë shumë pozicionimin e BAKB në sistemin bankar bullgar, por përfaqëson një hap drejt konsolidimit të tregut.

"Në fakt, fakti shumë i rëndësishëm është se një bankë bullgare, me pjesëmarrje shumicë bullgare, blen një bankë të huaj - kjo ndodh për herë të parë," tha Borisllavova për BTA.

Ajo shtoi se blerja do të finalizohet në fillim të vitit 2026 dhe është krenare që BAKB ka arritur të kalojë nëpër të gjitha procedurat komplekse dhe të përmbushë kërkesat e BQE-së për autorizimin e blerjes.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva