Artikull
Premte 5 Dhjetor 2025 15:15
Premte, 5 Dhjetor 2025, 15:15
Ivan Ivanov
FOTO: AP/BTA
Madhësia e shkronjave
Ivan Ivanov, i cili mbushi 17 vjeç më 30 tetor, do ta përfundojë vitin si nr. 1 në renditjen botërore të juniorëve, raportoi faqja e internetit sportal.bg. Talenti bullgar pati një vit të shkëlqyer, duke fituar dy tituj Grand Slam për juniorë - në Wimbledon dhe US Open. Në maj ai fitoi gjithashtu trofeun e tij të parë midis meshkujve në një prej turneve të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit në Szentendre (Hungari). Ivanov është nr. 1 midis juniorëve me 3601 pikë, përpara gjermanit Max Schönhaus me 3063 pikë dhe spanjollit Andrés Santamarta Roig me 2706 pikë. I katërti është një tjetër bullgar - Aleksandër Vasilev, me 2627.5 pikë.
Arritja e Ivan Ivanovit është historike, pasi ai është bullgari i parë që e mbyll sezonin si Nr. 1. Grigor Dimitrov nuk mundi ta arrinte këtë në vitin 2008, megjithëse në shtator 17 vjet më parë ai u ngjit në pozicionin Nr. 1. Arsyeja ishte se në vitin 2008 Dimitrov luajti vetëm në tre turne midis juniorëve dhe, sipas rregullores, nuk kishte një pozicion në listën vjetore të renditjes për shkak të një numri të vogël pjesëmarrjesh.
Akademia e Rafael Nadal, ku stërvitet Ivanov, e përgëzoi bullgarin për suksesin, duke theksuar se ai ka përmbushur “një tjetër ëndërr në sezonin absolutisht të paharrueshëm 2025”.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva