Artikull
Hënë 8 Dhjetor 2025 06:05
Hënë, 8 Dhjetor 2025, 06:05
FOTO: facebook.com/stenliofficialpage
Madhësia e shkronjave
Gjysmë viti pasi Stenli prezantoi një version klubi të këngës "Fuqia" nga albumi i tij i ri "Elektro", tani është radha e versionit origjinal. Ai dallohet nga një tingull më dramatik, por edhe më intim dhe vjen me një videoklip të mrekullueshëm bardh e zi.
Muzika është realizuar nga djemtë e “Innerglow”, në bashkëpunim me Stenlin për aranzhimin.Këngëtari i grupit Todor Kovaçev është autori i tekstit, i cili shqyrton marrëdhënien komplekse midis dashurisë dhe pushtetit.
Në videoklip, me regji të Vasill Stefanov dhe Stefka Nikollova, rolin kryesor e luan aktorja dhe këngëtarja Ljudmilla Sllaneva - Lloko. Përveçse është partnerja e Stenli në videoklip, ajo është gruaja e tij në jetën reale, gjë që i jep besueshmëri shtesë historisë së treguar.
Shihni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva