SPORT

Artikull

Lojtarët dhe tifozët e Valencias mbështetën Ljubosllav Penev

Hënë, 8 Dhjetor 2025, 10:56

Lojtarët dhe tifozët e Valencias mbështetën Ljubosllav Penev

FOTO: La Liga

Madhësia e shkronjave

Lojtarët e Valencias veshën bluza me mbishkrimin "Ljubo, Ljyubo" në mbështetje të Ljubosllav Penev, i cili po lufton me kancerin.

Përpara sinjalit tëparë të gjyqtarit në ndeshjen kundër Seviljes në raundin e 16-të të La Ligës, lojtarët shprehën simpatinë e tyre për ish-golashënuesin më të mirë, i cili luajti 199 ndeshje për klubin spanjoll. Tifozët u bashkuan me një koreografi në nder të bullgarit, duke brohoritur emrin e tij.

"Skuadrat spanjolle "Atlético Madrid", "Valencia", "Celta Vigo" dhe "Compostela", në të cilat luajti Ljubosllav Penev dhe la një gjurmë serioze, kanë marrë përsipër detyrën e mbledhjes së 300 mijë eurove, koston e operacionit të ish-sulmuesit të ekipit kombëtar për shkak të kancerit në veshka", shkroi botimi ABC, i cituar nga BTA.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva