KULTURË

Artikull

Galeria Kombëtare prezanton artin e Zahari Zografit përmes teknologjive të reja

Mërkurë, 10 Dhjetor 2025, 08:05

Galeria Kombëtare prezanton artin e Zahari Zografit përmes teknologjive të reja

FOTO: Facebook / Sofia Art Galleries

Madhësia e shkronjave

Galeria Kombëtare prezanton ekspozitën e saj të parë gjithëpërfshirëse kushtuar njërit prej figurave më të rëndësishme në historinë e artit të Rilindjes Bullgare - Zahari Zografit, njoftoi institucioni kulturor. 

Lloji i ri i përvojës artistike, i krijuar nga “Sensor Studio”, zgjat 20 minuta dhe me ndihmën e teknologjisë riprodhon kryevepra fetare dhe laike, si dhe elementë të procesit krijues të artistit. Ekspozita përfshin ikonat, vizatimet, portretet laike, muralet, letrat dhe dokumentet e tij. 

Ekspozita, e cila hapet sot, 10 dhjetor, dhe mund të shihet deri më 30 janar, është frymëzuar nga dëshira për të popullarizuar artin e Rilindjes Bullgare - një kohë e rritjes ekonomike, sociale dhe kulturore, e lidhur pazgjidhshmërisht me luftën për pavarësi kishtare dhe kombëtare. 

Zahari Zograf (1810–1853) është një figurë qendrore në kalimin midis pikturës kishtare dhe asaj laike në rrugën e evropianizimit të artit bullgar. Ai pikturoi portrete, bimë, kafshë, trupa të zhveshur, peizazhe dhe rrënoja antike, ndërsa në ansamblet murale kishtare futi figura të shenjtorëve bullgarë dhe sllavë.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva