SPORT

Artikull

Kubrati Pulev ngjitet në ring për të mbrojtur titullin e tij botëror të WBA-së

Premte, 12 Dhjetor 2025, 05:55

Kubrat Pulev

Kubrat Pulev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Boksieri ynë në kategorinë e rëndë, Kubrat Pulev, ngjitet sot në ring në Dubai. Ai do të mbrojë titullin e tij të rregullt botëror të Asociacionit Botëror të Boksit (WBA) në një përballje prej 12 raundesh kundër Murat Gazievit, i cili lindi në Vladikavkaz të Rusisë. Titulli u fitua nga Pulev në ndeshjen kundër Mahmud Çar në dhjetor të vitit 2024 në Sofje.

“Po përgatitem me saktësi dhe shumë intensivisht tashmë prej 3 muajsh. Sparingët më shkuan shumë mirë me një kuban, një gjerman dhe një polak”, tha Kubrat Pulev në një konferencë për shtyp në Dubai.

44-vjeçari Pulev ka një bilanc prej 32 fitoresh (14 me nokaut) dhe vetëm tre humbjesh në 35 ndeshje si profesionist. Kundërshtari i tij, 32 vjeç, ka gjithashtu 35 ndeshje, nga të cilat ka fituar 32 (25 me nokaut), ka humbur dy dhe njëra ka përfunduar pa rezultat, njofton BTA.


Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova