SPORT

Artikull

Karlos Nasar u bë mbajtës i “Ikarit Sportiv” vitin e dytë me radhë

Enjte, 11 Dhjetor 2025, 18:34

Karlos Nasar

Karlos Nasar

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Kampion olimpik dhe botëror në ngritjen e peshave, Karlos Nasar është fitues i çmimit “Ikar Sportiv” nga Fondacioni “Sporti Bullgar” për të dytin vit radhazi.

Nasar fitoi këtë njohje me konsensus të plotë, duke u shpallur për herë të tretë kampion evropian në kampionatin e zhvilluar në Moldavi dhe duke marrë titullin botëror me rekord botëror në shtytjen në kategorinë deri 94 kg në Kampionatin Botëror në Norvegji.



Kombëtarja e Volejbillit

FOTO: bvf.bg

Me konsensus të plotë, ekipi kombëtar i volejbollit për meshkuj fitoi “Ikarin Sportiv” për Ekipin e Vitit, pas vendit të dytë në Kampionatin Botëror në Filipine.

Albert Popov

FOTO: BNR

Për paraqitje mbresëlënëse u vlerësuan skiatori Albert Popov, i cili arriti fitore në sllallom në një garë të Kupës Botërore në Madonna di Campiglio, si dhe snowboardisti Tervell Zamfirov, kampion botëror në sllallom paralel për meshkuj.

Tervell Zamfirov

FOTO: Federata Bullgare e Skive

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Ikar Sportiv” do të mbahet më 19 dhjetor.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova