FOLKLOR

Artikull

Një festë folklorike mbledh artistë nga e gjithë Bullgaria në fshatin Hrishteni

Shtunë, 13 Dhjetor 2025, 06:35

Një festë folklorike mbledh artistë nga e gjithë Bullgaria në fshatin Hrishteni

FOTO: Bashkia e qytetit Stara Zagora

Madhësia e shkronjave

Festivali “Nga Dita e Ignat Hyjmbjatësit deri te Lindja e Krishtit – tradita dhe bashkëkohësia” do të mbahet për herë të tetë më 13 dhjetor 2025 në fshatin Hrishteni të rrethit Stara Zagora. Qëllimi është ruajtja e pasurisë së folklorit bullgar të lidhur me festat dimërore nga dhjetori deri në mars.

FOTO: Bashkia e qytetit Stara Zagora

FOTO: Bashkia e qytetit Stara Zagora

Vizitorët do të shijojnë një program të pasur, i cili do të zhvillohet në dy skena – në shtëpinë e kulturës lokale dhe në hapësirë të hapur. Grupe dhe ansamble nga 11 rrethe të vendit do të prezantojnë folklorin e krahinave të tyre. Këngëtarja e njohur popullore, Darina Sllavçeva, do të jetë anëtare e jurisë dhe mysafire e veçantë e ngjarjes.

FOTO: Bashkia e qytetit Stara Zagora

Përveç këngëve dhe vallëzimeve, Festivali “Nga Dita e Ignat Hyjmbjatësit deri te Lindja e Krishtit – tradita dhe bashkëkohësia” parashikon edhe një pjesë konkursi për zbukurimin më origjinal të thuprave të thanës të quajtura bullgarisht survaçki, për pikturimin e kartolinave të Krishtlindjes, suvenireve dhe të tjera. Adhuruesit e kuzhinës tradicionale bullgare mund të shijojnë gjithashtu gatime tipike të rajonit të qytetit Stara Zagora.

FOTO: Bashkia e qytetit Stara Zagora

Redaktoi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Bashkia e qytetit Stara Zagora

FOTO: Bashkia e qytetit Stara Zagora

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova