HISTORI

Artikull

Në Nikopolis ad Istrum u zbulua një “qendër tregtare” antike me 26 dyqane

Dielë, 14 Dhjetor 2025, 07:45

Në Nikopolis ad Istrum u zbulua një “qendër tregtare” antike me 26 dyqane

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Gjatë vitit 2025, studimet në Nikopolis ad Istrum pranë fshatit Nikjup u fokusuan te një “qendër tregtare” antike dhe një ndërtesë publike me një shatërvan. Kompleksi ndodhet në qendrën e qytetit të lashtë romak, një objekt arkeologjik i rëndësishëm në pjesën veriore të Bullgarisë.

Dr. Ivan Cërov

FOTO: BTA

Gjatë gërmimeve, të drejtuara nga Dr. Ivan Cërov, drejtor i Muzeut Rajonal Historik – Veliko Tërnovo, u zbulua një “thermoperipatus”, i cili nuk ka analog në provincat lindore romake.

FOTO: BTA

Në përkthim, emri do të thotë “ndërtesë e ngrohur për shëtitje”. Në rrugën veriore dhe jugore ishin vendosur gjithsej 26 dyqane, të cilat mendohet se kanë qenë aktive gjatë shekullit II. Rruga jugore u pastrua pjesërisht, me qëllim që të zbulohet e gjithë pjesa 70-metra.

FOTO: BTA

Sipas Dr. Cërov, ndërtesa e ngrohur për shëtitje me dyqane përputhet plotësisht me konceptin e një “qendre tregtare” antike. Në disa prej dyqaneve janë gjetur pjesë të enëve qeramike dhe zbukurime të papërfunduara nga kocka, karakteristike për atë periudhë.

FOTO: BTA

Thermoperipatus-i  u datua nga fundi i shekullit të II-të, gjatë perandorit Komod, i cili u vra në një komplot, dhe emri i tij u fshi nga mbishkrimi, sepse ai u dënuar me harresë.

FOTO: BTA

Gjatë restaurimit të detajeve arkitekturore u përdoru një teknologji inovative lazer, e cila mundëson pastrim të kujdesshëm të gurit.

FOTO: BTA

Redktoi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova