EKONOMI

Artikull

Euroja vjen më 1 janar: këshilla praktike nga Shoqata e Bankave

Premte, 19 Dhjetor 2025, 07:00

Euroja vjen më 1 janar: këshilla praktike nga Shoqata e Bankave

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Më 1 janar 2026 Bullgaria kryen kalimin nga leva në euro. Çfarë duhet të dinë qytetarët? Kartat e vlefshme debiti ose krediti nuk duhet të zëvendësohen, nuk është e nevojshme hapja e një llogarie të re bankare – llogaria aktuale do të konvertohet automatikisht. IBAN-i i saj do të mbetet pa ndryshim. Më 1 janar bankat do të kryejnë shkëmbimin e levave në euro automatikisht, pa tarifa dhe me kursin fiks, njofton Shoqata e Bankave në Bullgari.

Midis orës 21:00 të 31 dhjetorit deri një orë pas mesnatës së 1 janarit, sistemet e kartave do të kalojnë nga leva në euro. Në këtë interval të shkurtër nuk do të jetë e mundur pagesa me kartë në terminalet POS fizikë ose në internet, si dhe tërheqja nga bankomatеt. Nëse planifikoni pagesa në këto orë, mund të siguroni para në dorë paraprakisht. Nga 1 janari të gjitha pagesat me kartë do të jenë në euro. Bankomatet do të shpërndajnë vetëm kartëmonedha euro.

FOTO: abanksb.bg

Midis 31 dhjetorit dhe 2 janarit bankat do të rregullojnë sistemet e tyre. Secila prej tyre individualisht do të informojë klientët për aksesin e kanaleve të saj gjatë kësaj periudhe. Gjatë ditëve të pushimit kartat do të funksionojnë në regjim standard, me përjashtim të intervalit të shkurtër në natën e Vitit të Ri, të nevojshëm për kalimin e sistemeve të kartave.

Që nga 1 dhjetori në degët e bankave tregtare ofrohen komplekte fillestare me monedha euro me anën kombëtare. Ato do të përdoren nga 1 janari 2026 dhe nuk kanë vlerë koleksionisti. Gjatë gjithë janarit qytetarët do të mund të paguajnë me leva, ndërsa tregtarët do të kthejnë euro. Nëse për momentin nuk kanë euro në dispozicion, mund të kthejnë edhe në leva.

Nga 1 janari deri më 30 qershor bankat do të shkëmbejnë kartëmonedha dhe monedha nga leva në euro me kursin fiks pa tarifë.”

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva