MUZIKË

Artikull

Krishtlindjet me Big Band-in e Radios Kombëtare Bullgare

Enjte, 18 Dhjetor 2025, 06:00

Krishtlindjet me Big Band-in e Radios Kombëtare Bullgare

FOTO: BNR-arkiv

Madhësia e shkronjave

Një atmosferë shumë festive na pret në koncertin e Krishtlindjeve të Big Band-it të Radios Kombëtare Bullgare me dirigjentin Antoni Donçev më 18 dhjetor në Studion e Parë të radios. Programi përfshin si hite botërore, ashtu edhe këngë të njohura bullgare kushtuar festave të ardhshme. Ato do të interpretohen nga zërat e këngëtares Veleka Cankova, aktorit dhe këngëtarit Bojan Todorov dhe dhjetëvjeçarëve Danaja dhe Boris - nxënës të Tyrkjan Sali.

FOTO: BNR

Orkestra ndjek traditën e prezantimit të versioneve të reja të melodive të njohura - për herë të parë në një aranzhim për një big band do të dëgjojmë këngë Krishtlindjesh nga kompozitorët Stefan Diomov, Stefan dhe Kristian Belevi dhe Rafi Zhamakorcjan. Aranzhimet janë vepër e muzikantëve nga Big Bandi i Radios Kombëtare Bullgare Arnau Garrofe, Nedellço Ninov dhe Ivan Jordanov.

Një nga këto këngë është "Në një natë të tillë" e interpretuar nga Petër Sallçev me muzikë nga vëllezërit Belevi, me të cilët u bashkua Nikolla Balinov për krijimin e aranzhimit, teksti është shkruar nga miku i tyre - regjisori, skenaristi dhe shkrimtari Dimitër Kocev - Shosho. 

Përpiloi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva