Artikull
Enjte 18 Dhjetor 2025 10:31
Enjte, 18 Dhjetor 2025, 10:31
Marieta Georgieva
FOTO: Arkiv personl
Madhësia e shkronjave
Marieta Georgieva arriti në pikën më jugore të Tokës pas një kalimi me ski prej 110 kilometrash, njoftoi BTA. Ajo është bullgarja e parë që ka përshkuar distancën nga i ashtuquajturi “gradusi i fundit” deri në Polin e Jugut gjeografik. Pas ngjitjes në majën Vinson në Antarktidë, më 14 dhjetor Georgieva përfundoi me sukses kalimin me ski prej 110 kilometrash nga paraleli i 89-të i gjerësisë jugore deri në Polin e Jugut. Ekspedita është pjesë e misionit arsimor të fondacionit “Eksplorues të vegjël – nga Everesti në Antarktidë”, që synon të frymëzojë fëmijët dhe të rinjtë të tregojnë interes për shkencën, gjeografinë dhe eksplorimin e mjediseve ekstreme.
Marieta Georgieva, e cila është bullgarja e tretë që ngjiti Everestin, ka tashmë të ngjitura 6 nga shtatë majat kontinentale dhe ka arritur një nga dy polet gjeografike. Kjo e afron atë me listën e më pak se 100 personave në botë që kanë arritur Explorer Grand Slam – ngjitjen e shtatë majave kontinentale dhe arritjen e Polit të Veriut dhe Polit të Jugut.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova