Artikull
Dielë 21 Dhjetor 2025 07:00
Dielë, 21 Dhjetor 2025, 07:00
FOTO: festivali.eu
Madhësia e shkronjave
Më 21 dhjetor sheshi “Bullgaria” i Dimitrovgradit pret “Tryeza e Krishtlindjes” – një festë kulinare dhe panair ushqimesh, që mbledh mjeshtër të gatimeve dhe adhurues të ushqimit të mirë nga e gjithë Bullgaria.
FOTO: BTA
Programi është i mbushur me demonstrime të recetave tradicionale dhe autoriale, ndërkohë që amatorë do të demonstrojnë si tjerret dhe përpunohet leshi, me të cilin gjyshet tona kanë përgatitur rroba të ngrohta për dimrin.
FOTO: festivali.eu
Mjeshtër të verërave shtëpiake nga fshatrat paraqesin produktet e tyre, janë parashikuar degustime të verërave nga varietetet merlo, pamid, pelin, mavrud, shardonnay dhe të tjera.
Mysafir i veçantë i festës është shefi i njohur i kuzhinës Ivan Zvezdev, i cili do të përgatisë mbi 1000 porcione të shijshme fasule me sallam për mysafirët.
FOTO: BTA
Vizitorët kanë mundësi të provojnë gjithashtu bukë festive, byrekë, gatime agjërimi dhe lokale, ëmbëlsira dhe të tjera në stendat e vendosura në shesh.
FOTO: BTA
“Tryeza e Krishtlindjes” është pjesë e programit festiv të Komunës Dimitrovgrad, që përfshin koncerte, shfaqje teatrale dhe punëtori krijuese, të cilat gjallërojnë qytetin gjatë gjithë muajit dhjetor. Kjo është një mundësi jo vetëm për të provuar shijet dimërore të Bullgarisë, por edhe për të ndier frymën e Krishtlindjes së një qyteti provincial bullgar.
Shihni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Pëpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski
Foto: BTA, festivali.eu, dimitrovgrad.bg
Publikoi / Publikuan: Sindi Nikollofski