Artikull
Hënë 22 Dhjetor 2025 06:00
Hënë, 22 Dhjetor 2025, 06:00
FOTO: YouTube/Maria Mutafchieva
Madhësia e shkronjave
Në fund të vitit, të gjithë riorganizojmë pjesë të mozaikut të muajve të fundit. "Pjesët e Mozaikut" i riorganizon edhe Maria Mutafçieva me një lexim të ri të butë të këngës kult me të njëjtin emër nga “Mary BoysBand” në shoqërinë e bashkëshortit të saj Mirosllav Mutafçiev, vajzës së tyre RIA dhe kompozitorit, dirigjentit dhe aranzhuesit Georgi Strezov, i cili, përveçsi dirigjent, është i pranishëm edhe si zë në versionin e ri të këngës. Regjistrimi përfshin gjithashtu disa nga orkestruesit dhe solistët më të mirë klasikë në Bullgari. Maria Mutafçieva ndan:
"Gjithçka filloi me një
letër. Për Georgi Strezov, kënga "Pjesët e Mozaikut" është kënga më e
preferuar nga “Mary Boys Band” dhe ai kishte punuar për disa muaj në
orkestrimin e saj. Krijuam një version të bukur të "Pjesët e Mozaikut"
që del pikërisht në kohë - në pritjen magjike të Krishtlindjeve, në ndjesinë e
ndarjes së gjithë dashurisë në botë.
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva