SHOQËRI

Artikull

INSAIT renditet ndër institutet kryesore shkencore në Evropë

Hënë, 22 Dhjetor 2025, 12:01

INSAIT renditet ndër institutet kryesore shkencore në Evropë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Instituti i Shkencave Kompjuterike, Inteligjencës Artificiale dhe Teknologjive (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes zë vendin e 13-të në Evropë. Këtë e tregojnë të dhënat e CSRankings – një klasifikim botëror për universitete dhe institute në fushën e informatikës dhe inteligjencës artificiale. INSAIT renditet përpara disa nga institucionet më të njohura evropiane, si Universiteti i Oksfordit, University College London, Universiteti Teknik i Berlinit, Universiteti Politeknik i Milanos dhe qindra të tjera në Evropë. INSAIT gjithashtu zë vendin e parë në Evropën Lindore, njoftuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

CSRankings vlerëson vetëm publikimet në konferencat më prestigjioze dhe selektive ndërkombëtare, duke ofruar informacion objektiv dhe të besueshëm mbi ndikimin dhe aktivitetin shkencor të çdo institucioni. Në Evropë ka mbi 1400 universitete dhe organizata shkencore me aktivitet kërkimor në shkencat kompjuterike.

Renditja e INSAIT mbulon periudhën nga publikimet e para të studiuesve të institutit (2023) deri më sot, si dhe fushat ku organizata punon dhe zhvillon aktivitet: vizion kompjuterik, robotikë, mësim makinerik, përpunim i gjuhës natyrore dhe algoritme. Në disa drejtime, instituti zë edhe pozicione më të larta – për shembull, në vizion kompjuterik hyn në top 6 në Evropë.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova