Artikull
Martë 23 Dhjetor 2025 06:00
Martë, 23 Dhjetor 2025, 06:00
FOTO: arkiv personal
Madhësia e shkronjave
Në prag të Krishtlindjeve, i drejtohemi këngëve nga autorë bullgarë kushtuar festës së ndritshme. Për më shumë se një çerek shekulli histori, Shkolla e Muzikës"New Voices" ("Zëra të Rinj") me pedagoge vokale Desisllava Stankova ka interpretuar shumë këngë dhe ka fituar një numër çmimesh ndërkombëtare.
Këngëtarët e rinj nga qyteti i Tërgovishtes, të moshës 6 deri në 19 vjeç, na dhurojnë magjinë e Krishtlindjeve me këngën "Krishtlindja Ime e Vogël". Muzika është nga kompozitori i njohur Dimitër Atanasov, dhe teksti është nga poetja Bistra Aleksandrova. Ndër interpretuesit është studentja Kristiana Kirillova - finaliste në "Bullgaria kërkon një talent".
Përralla muzikore ka një mesazh aktual: "Le të përulemi dhe të zbutemi në këtë botë të çmendur!"
Redaktoi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva