SHOQËRI

Artikull

Me një vigjilje festive të krishterët ortodoksë pritën lindjen e Shpëtimtarit

Enjte, 25 Dhjetor 2025, 10:12

Me një vigjilje festive të krishterët ortodoksë pritën lindjen e Shpëtimtarit

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Sipas Ungjillit, Biri i Perëndisë lind në një shpellë në Betlehem, provinca e Judesë. Në momentin e Lindjes, në qiell shfaqet një dritë e jashtëzakonshme dhe një engjëll shpall se në botë ka ardhur Shpëtimtari. Barinjtë e Betlehemit janë të parët që i përulen Birit të Perëndisë. Atë e nderojnë edhe tre mbretër nga Lindja, të sjellë në vend nga ylli që u shfaq në qiell, kujton BGNES. 

“Sot kryhet një mister i mrekullueshëm dhe i lavdishëm. Rinohet natyra dhe Perëndia bëhet njeri. Perëndia e padukshme merr trajtë njerëzore, i Pafundmi mbështillet në pelena. Ai, froni i të cilit është qielli, vendoset në grazhd. I pagabueshmi vesh natyrën njerëzore, të dëmtuar nga mëkati, për ta shenjtëruar dhe për t’ia kthyer pastërtinë e saj parajsore” - deklaroi në fjalimin e tij, të mbajtur në katedralen patriarkale “Shën Aleksandër Nevski”, patriarku Daniil. 

I pyetur nga gazetarët se cili është mesazhi i tij për besimtarët, patriarku tha se ne çuditemi me mëshirën e madhe të Zotit që Perëndia u bë njeri: “Ai na gjeti, ndërsa ne shpesh humbemi në humnerën e mosbesimit tonë, në padije, dobësi, armiqësi. Por Ai na gjeti dhe na tregoi kush jemi. Dhe ne nuk kemi të ardhme tjetër – ç’është e ardhmja e njeriut pa Zotin, prandaj Krishti është e ardhmja jonë. Ai na tregoi si mund të jemi me Të në përjetësi.” 

Tradita popullore e këtij ditë lidhet me zakonin e kolendarëve. Nga mesnata deri në mëngjes, kolendarët – djem në moshë para martesës – shkonin shtëpi më shtëpi, duke kënduar këngë të Krishtlindjes me urime për shëndet, lumturi në familje dhe një korrje të begatë.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva