SHOQËRI

Artikull

Burrat e parë të shtetit uruan bullgarët me rastin e Lindjes së Krishtit

Enjte, 25 Dhjetor 2025, 11:02

Burrat e parë të shtetit uruan bullgarët me rastin e Lindjes së Krishtit

FOTO: Krasimir Martinov

Madhësia e shkronjave

Presidenti Rumen Radev dhe kryeministri në dorëheqje Rosen Zheljazkov uruan bullgarët për Lindjen e Krishtit me postime në Facebook.

“Kjo festë e madhe e krishterë le të sjellë shëndet, ngrohtësi dhe shpresë për një të ardhme më të mirë në çdo familje bullgare dhe në çdo shtëpi bullgare”, shkroi kreu i shtetit. Ai shprehu shpresën se me besim në të mirën dhe me mbështetje të ndërsjellë mund të kapërcejmë çdo provë të kohës dhe të bëhemi më të fortë si shoqëri.

“Festa na bashkon me njerëzit më të dashur dhe na hap zemrat për mirësi dhe mbështetje të ndërsjellë. Në këto ditë forcojmë besimin tonë në vlerat e përjetshme – mëshirën, dhembshurinë dhe respektin. Le të sjellë Krishtlindja forcë dhe unitet për të gjithë bullgarët!”, uroi kryeministri.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva