LAJME

Artikull

Patriarku bullgar kryeson liturgjinë festive në “Shën Stefan” Stamboll

Shtunë, 27 Dhjetor 2025, 04:55

Kisha bullgare "Shën Stefan" në Stamboll

Kisha bullgare "Shën Stefan" në Stamboll

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Vazhdon vizita paqësore e Shkëlqesisë së Tij, Patriarkut bullgar dhe Mitropolitit të Sofjes, Daniil, në Patrikanën Ekumenike. Këtë mëngjes, më 27 dhjetor, në orën 09:30, Patriarku bullgar do të kryesojë liturgjinë festive në kishën bullgare “Shën Stefan” në Stamboll.

Me ftesë të komunitetit kishtar ortodoks bullgar në Turqi, mysafire e festës së tempullit të Kishës Bullgare do të jetë zëvendëspresidentja Ilijana Jotova.

Këtë vit shënohen 155 vjet nga themelimi i Ekzarkisë Bullgare. Më 27 shkurt 1870, sulltan Abdyl Aziz lëshoi një ferman për krijimin e një Ekzarkie Bullgare të pavarur. Në dioqezën e saj hynin të gjitha territoret e banuara me bullgarë, ndërsa në vendbanimet dhe rajonet me popullsi të përzier parashikohej mbajtja e një referendumi. Statuti i Ekzarkisë u hartua në Kuvendin e Parë Kishtar (1871), dhe për ekzarkun e parë bullgar u zgjodh Mitropoliti i Vidinit, Antim I (1872).

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva