Artikull
Premte 26 Dhjetor 2025 19:30
Premte, 26 Dhjetor 2025, 19:30
FOTO: Georgi Nejkov - BNR
Madhësia e shkronjave
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët, ndërsa mbi Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të përkohshme. Era do të dobësohet dhe në shumë rajone do të pushojë, por në fushën e Danubit do të mbetet e dobët nga perëndimi–veriperëndimi. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet –5° dhe 0°, në Sofje – rreth –3°. Nesër, më 27 dhjetor, do të mbizotërojë mot me diell, me vranësira të përkohshme mbi rajonet lindore dhe malore. Do të fryjë erë veriperëndimore deri në mesatare, e cila në fund të ditës do të fillojë të forcohet. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 1° dhe 6°, në Sofje – rreth 2°.
Në male moti do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të përkohshme. Do të fryjë erë e fortë, ndërsa në kreshta edhe stuhi, nga veriu–veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth –1°, ndërsa në 2000 m – rreth –4°.
Në bregdet do të ketë vranësira më të konsiderueshme, por reshje nuk priten. Do të fryjë erë mesatare nga veriu–veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 4° dhe 7°. Temperatura e ujit të detit është 9°–12°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2–3 ballë.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva