Artikull
Premte 26 Dhjetor 2025 16:32
Premte, 26 Dhjetor 2025, 16:32
FOTO: admirali Bojan Mednikarov
Madhësia e shkronjave
Anija kërkimore-shkencore bullgare “Shën Kirili dhe Metodi” (NIK 421) arriti brigjet e ishullit Livingston, në zonën e bazës antarktike bullgare “Shën Klimenti i Ohrit”, shkroi në profilin e tij në Facebook admirali Bojan Mednikarov, profesor në Akademinë e Lartë Detare “Nikolla Vapcarov”, njoftoi BTA. “Kështu filloi faza aktive e sigurimit të ekspeditës së 34-të antarktike bullgare”, theksoi Mednikarov.
Para disa ditësh anija u nis nga porti kilian Punta Arenas. Aty në bord u pranua grupi i parë i shkencëtarëve dhe punonjësve logjistikë nga Instituti Bullgar Antarktik, si dhe shkencëtarë të huaj nga Rumania, Mali i Zi, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Ekuadori, të cilët janë pjesë e ekspeditës së 34-të bullgare drejt kontinentit të akullt Antarktida.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva