Premte 26 Dhjetor 2025 17:27
Premte, 26 Dhjetor 2025, 17:27
Pllamen Dimitrov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Tensioni social në vend është në kufi dhe është gati të shpërthejë në një valë kombëtare protestash. Për këtë paralajmëroi presidenti i sindikatës më të madhe në Bullgari – KNSB, Pllamen Dimitrov, në eterin e Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Pritet që pakënaqësia të shpërthejë në fund të janarit.
Sipas Dimitrov, parlamenti ka vepruar në mënyrë të papërgjegjshme duke mos miratuar buxhet të ri për vitin 2026 dhe duke zgjatur vlefshmërinë e atij për vitin 2025. Ai theksoi se kjo prek pagat e rreth 470 mijë punonjësve, të cilët presin kompensimet e tyre të paktën për inflacionin.
KNSB kërkon 62 milionë euro shtesë për sektorët e nënfinancuar. “Analistët thonë se do të jetë e vështirë të formohet qeveri. Dhe muajt e ardhshëm, që janë dimërorë, do të jenë edhe më të rëndë. Ne i kemi paralajmëruar shumë herë politikanët të mos bëjnë atë që bënë”, komentoi sindikalisti.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva