LAJME

Artikull

61% e bullgarëve deklarojnë se ishin të lumtur gjatë vitit 2025

Hënë, 29 Dhjetor 2025, 09:39

61% e bullgarëve deklarojnë se ishin të lumtur gjatë vitit 2025

FOTO: rctrend.bg

Madhësia e shkronjave

Pritshmëritë e bullgarëve për vitin 2026 janë më pesimiste krahasuar me ato në fund të vitit 2024, tregon një sondazh përfaqësues i Qendrës Kërkimore “Trend”, i porositur nga gazeta “24 Çasa”.

28% e të anketuarve mendojnë se Bullgarinë e pret një vit më i mirë – 10% më pak krahasuar me një vit më parë. 47% e bullgarëve presin një vit më të keq për vendin, ndërsa vitin e kaluar pesimistët ishin 26%.

35% presin një vit më të mirë në plan personal, ndërsa 29% një vit më të keq. Edhe këtu vërehet një përkeqësim i dukshëm i pritshmërive krahasuar me vitin e kaluar, kur 47% prisnin një vit më të mirë për veten dhe vetëm 15% një vit më të keq.

61% e bullgarëve kanë qenë të lumtur gjatë vitit 2025 – një vlerë e afërt me atë të regjistruar edhe në vitin 2024. Në këtë sfond, 33% e cilësojnë vitin 2025 si një vit të mirë për Bullgarinë, me një rritje prej 9% krahasuar me vitin e kaluar. Megjithatë, shumica, ose 53%, e përcaktojnë vitin 2025 si një vit të keq për vendin.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova