Artikull
Hënë 29 Dhjetor 2025 09:51
Hënë, 29 Dhjetor 2025, 09:51
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria do të bëhet vendi i 21-të anëtar i eurozonës dhe me këtë numri i evropianëve që përdorin monedhën e përbashkët do të kalojë 350 milionë persona, thuhet në një analizë të agjencisë Reuters.
Sondazhet sociologjike tregojnë se opinioni publik mbetet i ndarë. Ndërkohë, biznesi në pjesën më të madhe mbështet kalimin në monedhën e përbashkët. Një pjesë e qytetarëve shprehin shqetësime se vendosja e euros do të çojë në rritjen e çmimeve. Mosbesimi forcohet edhe nga paqëndrueshmëria e vazhdueshme politike, pasi qeveria dha dorëheqjen më herët këtë muaj, në sfondin e protestave masive kundër ndryshimeve të propozuara tatimore. Në një vend me lidhje të thella historike, kulturore dhe politike me Rusinë, jo pak njerëz e shohin me dyshim thellimin e mëtejshëm të integrimit evropian, komenton më tej Reuters.
Analistët politikë theksojnë se fushata për promovimin e euros ka qenë e pamjaftueshme. Sipas tyre, mungesa e një qeverie të qëndrueshme e komplikon edhe më shumë procesin. Megjithatë, përgatitjet janë të dukshme, thekson agjencia botërore, e cituar nga BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova