Artikull
Hënë 29 Dhjetor 2025 11:15
Hënë, 29 Dhjetor 2025, 11:15
FOTO: independent.co.uk
Madhësia e shkronjave
Botimi elektronik britanik The Independent bëri një renditje të 10 destinacioneve alternative më tërheqëse për pushime të shkurtra dhe të përballueshme në Evropë për vitin 2026. Bëhet fjalë për vende që ofrojnë cilësi me çmime të arsyeshme dhe përvoja të larmishme, nga historia dhe arkitektura te natyra dhe gastronomia.
Në krye të listës është Sarajeva, e cila ndërthur trashëgiminë osmane me çmime të ulëta për kafenë turke, ushqimin, transportin, muzetë, vendet historike dhe aktivitetet kulturore.
Sofja renditet menjëherë pas kryeqytetit boshnjak. Ajo paraqitet si një qytet me qendër kompakte, i përshtatshëm për shëtitje më këmbë, që kombinon antikitetin me arkitekturën bizantine dhe sovjetike. Mali i afërt i Vitoshës plotëson mundësitë për turizëm natyror.
Qytetet e tjera të përfshira në renditje janë Braga, Bukureshti, Krakovi, Tirana, Sevilla, Budapesti dhe Selaniku.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova