LAJME

Artikull

Pritet që edhe në vitin 2026 rritja në turizëm të vazhdojë

Hënë, 29 Dhjetor 2025, 11:27

Rumen Draganov

Rumen Draganov

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Turizmi bullgar është mjaft i qëndrueshëm si degë e ekonomisë dhe vazhdon të zhvillohet. Presim rritje edhe për vitin 2026, deklaroi për Radion Kombëtare Bullgare (BNR) drejtori i Institutit për Analiza dhe Vlerësime në Turizëm, prof. Rumen Draganov. Ai shtoi se në bilancin për vitin 2025 tregu kryesor është ai i brendshëm dhe turisti kryesor është bullgari. “Bullgarët që udhëtojnë brenda Bullgarisë do të tejkalojnë 27 milionë”, tha eksperti. Gjatë vitit 2025, Bullgaria u vizitua nga rreth 13.5 milionë të huaj, që është gati 1 milion më shumë krahasuar me vitin 2019. “Pak më shumë se 3 milionë vizitorë nga jashtë priten për këtë sezon dimëror, ose një rritje prej 2–3%. Presim që vitin e ardhshëm të arrijmë në 14 milionë mysafirë të huaj. Rritja e numrit të vizitorëve vjen kryesisht nga turizmi kulturor dhe llojet e tjera të turizmit. Turizmi bregdetar vazhdon të stagnon – ende nuk arrin rezultatet e vitit 2019”, komentoi Draganov.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova