Artikull
Hënë 29 Dhjetor 2025 15:58
Hënë, 29 Dhjetor 2025, 15:58
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Sot, 29 dhjetor, vendi ynë ka marrë pagesën e tretë sipas Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PKRQ) në vlerë prej 1,47 miliardë euro. Pagesa u krye pasi Komisioni Evropian vlerësoi si të përmbushura 48 nga gjithsej 50 etapa dhe objektiva të përfshira në kërkesën për pagesë.
Kërkesa e tretë për pagesë sipas PKRQ përfshin 22 reforma dhe 19 investime dhe është më e madhja e dorëzuar deri tani. Masat kryesore të raportuara me të lidhen me vazhdimin e reformave në fusha si kërkimet shkencore dhe inovacioni, dekarbonizimi, prokurimet publike, përmirësimi i kuadrit të menaxhimit të ndërmarrjeve shtetërore, zhvillimi i qeverisjes elektronike dhe shëndetësisë elektronike, e të tjera.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva