LAJME

Artikull

Ivelin Iliev u shpall “Fotografi i Vitit” nga Inspiration Photographers

Dielë, 18 Janar 2026, 06:10

Ivelin Iliev u shpall “Fotografi i Vitit” nga Inspiration Photographers

FOTO: inspirationphotographers.com

Madhësia e shkronjave

Fotografi bullgar i dasmave, Ivelin Iliev, ka fituar titullin “Fotografi i Vitit” në platformën ndërkombëtare “Inspiration Photographers” – një nga direktoret më të mëdha dhe më të njohura në botë për fotografinë e dasmave, njoftoi Iliev, i cituar nga BTA.

FOTO: inspirationphotographers.com

“Ky çmim është më shumë se një vlerësim – ai është një njohje për përgjegjësinë që mbajmë kur fotografojmë ditën më të rëndësishme të dikujt. Për tensionin, për të qeshurat, për lotët dhe për të gjitha ato momente të vogla që duken të shkurtra, por jetojnë përgjithmonë. Falënderoj çiftet që më besuan, njerëzit që më mbështesin dhe bashkëshorten time Vanja, me të cilën krijojmë krah për krah”, komentoi Ivelin Iliev.

FOTO: inspirationphotographers.com

Në faqen e tij, fotografi i lindur në Burgas tregon se për më shumë se dhjetë vjet ka jetuar dhe punuar në Malaga, Spanjë, së bashku me bashkëshorten e tij, ku ka fituar shumë përvojë profesionale. Stili i tij i fotografimit është ndikuar fuqishëm nga shkolla spanjolle e fotografisë së dasmave.

FOTO: inspirationphotographers.com

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva