LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për fundjavën

Është i shpallur kodi i verdhë për mot të ftohtë në 14 rajone të Bullgarisë Veriore

Premte, 16 Janar 2026, 19:25

Parashikimi i motit për fundjavën

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Të shtunën temperaturat do të jenë nga rreth minus 10° në zonat verilindore deri rreth minus 3° në Bullgarinë Jugperëndimore, ndërsa në Sofje – rreth minus 2°. Dita do të jetë kryesisht me diell, por mëngjesi do të jetë shumë i ftohtë. Vranësira më të dukshme do të ketë para mesditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore, por pasdite edhe atje do të zvogëlohen deri në mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare verilindore, ndërsa në Bullgarinë Lindore – erë e fortë veriore, e cila do të sjellë ajër të ftohtë. Temperaturat maksimale do të jenë nga minus 3° në Ludogorie dhe përgjatë pjesës lindore të Danubit, deri rreth 4° në zonat më jugperëndimore të vendit. Në kryeqytet temperatura maksimale do të jetë rreth 3°. 

Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë kryesisht me diell, me erë dhe i ftohtë. Do të fryjë erë mesatare dhe e fortë veriore, e cila do të sjellë ajër të ftohtë. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 1 deri në 3°. Temperatura e ujit të detit është 8–10°. Dallgëzimi i detit do të jetë 3–4 ballë. 

Në male moti do të jetë kryesisht me diell. Vranësira më të dukshme do të ketë në orët e mëngjesit mbi masivet e Bullgarisë Perëndimore; në disa vende mund të ketë reshje të dobëta bore, por ato do të pushojnë shpejt. Do të jetë me erë, do të fryjë erë mesatare dhe e fortë nga veriu-verilindja. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth minus 1°, ndërsa në 2000 m rreth minus 5°.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva