Artikull
Premte 16 Janar 2026 17:26
Premte, 16 Janar 2026, 17:26
FOTO: mfa.bg
Madhësia e shkronjave
Bullgaria ka regjistruar një nivel të ri rekordisht të ulët të refuzimeve për viza turistike dhe biznesi për SHBA gjatë vitit financiar amerikan 2025. Këtë e tregojnë të dhënat zyrtare të publikuara sot, 16 janar, nga Departamenti i Shtetit, njoftoi MPJ.
Përqindja e arritur prej 5.11% është niveli më i ulët i refuzimeve për vendin tonë në pothuajse dy dekada, menjëherë pas rënies rekord të shënuar vitin financiar të kaluar. Kjo tregon qartë se Bullgaria po shënon përparim të qëndrueshëm në përmbushjen e këtij kriteri kryesor për përfshirjen e vendit në Programin Amerikan për Udhëtim pa Viza.
Ministri i Jashtëm në dorëheqje, Georg Georgiev, falënderoi bullgarët për qasjen e përgjegjshme ndaj procesit të aplikimit. Ministria e Punëve të Jashtme thekson se me vlera kaq të ulëta, çdo refuzim individual ndikon në rezultatin kombëtar, i cili nuk duhet të tejkalojë 3%.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva