HISTORI

Artikull

Bullgaria prezanton arin më të vjetër në botë në Bukuresht

Shtunë, 17 Janar 2026, 09:20

Bullgaria prezanton arin më të vjetër në botë në Bukuresht

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria prezanton në Bukuresht një nga thesaret e saj më të çmuara arkeologjike. Deri më 29 mars, vizitorët e Muzeut Komunal të kryeqytetit rumun mund të shohin arin dhe artefaktet nga nekropoli kalkolitik i Varnës, që datojnë nga fundi i mijëvjeçarit V dhe fillimi i mijëvjeçarit IV para erës sonë.

FOTO: BTA

Paraqitja e parë në shkallë të gjerë e gjetjeve nga Varna në Rumani përfshin eksponate që zakonisht ruhen në ekspozitën e përhershme të Muzeut Arkeologjik në Varna. Ndër vlerat e ekspozuara është edhe kompleksi nga Nekropoli II i Varnës, me arin më të vjetër të përpunuar në botë – simbol i një prej shoqërive më të hershme të zhvilluara në Evropë.


FOTO: BTA

Një pjesë e objekteve të ekspozuara largohen nga Bullgaria jashtëzakonisht rrallë, gjë që e kthen ekspozitën në Bukuresht në një ngjarje me rëndësi ndërkombëtare. Vizitorët mund të ndjekin zhvillimin e riteve funerale dhe të besimeve për jetën e përtejme – nga epoka e gurit dhe bakrit deri në Mesjetë – përmes rreth 6000 artefakteve të krijuara rreth gjashtë mijë vjet më parë.



FOTO: BTA

Në korrik të vitit 2025, gjetje nga nekropoli kalkolitik i Varnës u përfshinë në ekspozitën “Nëpër valët e Detit të Zi ndër shekuj”, e cila u prezantua në selinë e UNESCO-s në Paris, kujton BTA.

FOTO: BTA

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BTA