Artikull
Dielë 18 Janar 2026 07:20
Dielë, 18 Janar 2026, 07:20
FOTO: Facebook/scuolaabagar
Madhësia e shkronjave
Më 22
janar, Perniku do të jetë mikpritës i një shfaqjeje të veçantë të dokumentarit
“Shpirti i Lojërave të Maskaradës”, realizuar nga regjisorja bullgare Rosica Llazarova,
e cila prej vitesh jeton dhe punon në Itali. Ngjarja është pjesë e programit të
Festivalit Ndërkombëtar “Surva”, i cili këtë vit zhvillohet nën kujdesin e
UNESCO-s. Me këtë rast, së bashku me autoren e filmit, në Bullgari mbërrijnë
edhe përfaqësues të Festivalit Evropian të Maskave Zoomorfe në qytetin italian
Isernia – z. Ferri dhe z. Gioielli.
“Shpirti i
Lojërave të Maskaradës” është realizuar sipas programit të Ministrisë së
Arsimit dhe Shkencës “Historitë e patreguara të bullgarëve”.
Në të, Llazarova
bashkon dy tradita të rëndësishme maskaradash – “Surva”-n e Pernikut dhe
Karnavalin Evropian të Maskave Zoomorfe në Isernia, në rajonin Molise – një
zonë që lidhet me praninë historike të bullgarëve në Itali që nga koha e Khan
Alcekut.
Filmi ka fituar tashmë çmime ndërkombëtare – Çmimin e Publikut në Festivalin Ndërkombëtar “Oko” dhe një vend ndër 5 më të mirët midis 130 filmave në Festivalin “Fiorenzo Serra” në Sardenjë – njohje e rëndësisë së tij kulturore dhe dokumentare.
FOTO: Facebook/scuolaabagar
Survakarët shumëngjyrësh dhe të zhurmshëm, kukerët, babugerëti dhe mamutonët kanë emra të ndryshëm në rajone të ndryshme evropiane, por ajo që kanë të përbashkët janë maskat e frikshme. Roli i tyre është të largojnë të keqen dhe të mbrojnë pjellorinë. Filmi gjurmon simbolikën e lojërave me maskaradë – nga ritualet e lashta për bujqësinë dhe ringjalljen e natyrës deri te mbrojtja nga kaosi – dhe thekson fuqinë e tyre universale për të bashkuar komunitetet dhe brezat në hapësira të ndryshme kulturore. Autorja e filmit pohon se një nga sfidat më të mëdha për të ishte pjesëmarrja e 27 fëmijëve nga Shkolla Bullgare e së Dielës "Abagar" në Romë, Ladispoli dhe Nettuno.
"Si historiane, më është dashur të përqendrohem edhe në prezantimin shkencor të lojërave me maskarada, në historinë e tyre si pjesë e trashëgimisë kulturore evropiane", thotë Llazarova. Mesazhi i të gjithë krijuesve dhe pjesëmarrësve në film është se duhet të besojmë te të rinjtë, te energjia dhe idetë e tyre, dhe t'u japim atyre mjetet dhe mundësitë për të ndërtuar një Evropë më të drejtë dhe më të begatë."
Shfaqja e "Shpirtit të Lojërave të Maskaradës" do të zhvillohet nga ora 18:00 më 22 janar në Pernik me ftesë të Festivalit Surva dhe do të bashkojë ambasadorët kulturorë bullgarë dhe italianë të një tradite evropiane të gjallë, të zhurmshme dhe ende shumë aktive.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva