SHOQËRI

Artikull

Kosi ynë është kandidat për UNESCO-n

Dielë, 18 Janar 2026, 08:25

Kosi ynë është kandidat për UNESCO-n

FOTO: bacillusbulgaricus.com

Madhësia e shkronjave

Kosi është kandidati i ri bullgar për Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, së bashku me Rumaninë dhe Turqinë.

Procedura ka filluar tashmë dhe vlerësimi i kandidaturës sonë pritet në vjeshtë, pasi dosja duhet të rishikohet sipas procedurës së përcaktuar.

Në kuadër të kandidaturës së saj, Bullgaria po mbron traditën e prodhimit dhe rëndësinë kulturore të kosit - një produkt që ka qenë i pranishëm për shekuj me radhë në jetën e përditshme të popujve të Ballkanit dhe në zakonet e tyre. Në dosje përshkruhen si teknikat tradicionale të fermentimit, ashtu edhe konteksti shoqëror dhe kulturor i kosit tonë, duke përfshirë besimet në lidhje me vetitë e tij shëndetësore dhe shëruese. Sepse në traditën bullgare, ai është i pranishëm jo vetëm si ushqim, por edhe në zakonet që lidhen me mirëqenien dhe kujdesin për trupin, gjë që, sipas ekspertëve, thekson vlerën kulturore të produktit bullgar.

Nëse kandidatura e Bullgarisë për në UNESCO-n miratohet, kjo do të sjellë njohje të re ndërkombëtare për një nga traditat tona më karakteristike të ushqimit, e cila tashmë është e mbrojtur si një produkt evropian me origjinë gjeografike.

Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:


Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva