SPORT

Artikull

Për herë të parë Tervell Zamfirov fitoi Kupën e Botës në snowboard alpin

Hënë, 19 Janar 2026, 09:17

Për herë të parë Tervell Zamfirov fitoi Kupën e Botës në snowboard alpin

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Tervell Zamfirov fitoi sllallomin gjigant paralel nga Kupa e Botës në snowboard në Bansko. Dy bullgarë u përballën në gjysmëfinale dhe nuk arritën të shkonin deri në finalen e madhe të pritur. Radosllav Jankov u rendit i treti.

Kampioni botëror për vitin 2025 në sllallomin paralel, Zamfirov, e mundi në finale austriakun Fabian Obmann. Fitorja i solli Zamfirovit 100 pikë për renditjen në Kupën e Botës dhe 60 pikë për Radosllav Jankovin, i cili u rendit i treti.

Në raundin e parë të eliminimeve direkte, Jankov mposhti italianin Aaron March, i cili është lider në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës. Zamfirov eliminoi trefishin kampion bote dhe fituesin e garës në Bansko vitin e kaluar, Andreas Prommegger.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva