Artikull
Hënë 19 Janar 2026 09:52
Hënë, 19 Janar 2026, 09:52
FOTO: kaksepishe.com
Madhësia e shkronjave
“Euro” është përcaktuar si fjala më domethënëse në Bullgari për vitin e kaluar, tregojnë rezultatet nga një anketë e faqes së njohur për drejtshkrim “Si shkruhet?”. 42,5% e pjesëmarrësve në sondazh kanë zgjedhur emrin e monedhës së përbashkët evropiane, të cilën vendi e përdor që nga 1 janari, si fjalën e vitit.
Në vend të dytë, me gati 33% të votave, është fjala “paudhësi”, e bërë e njohur gjatë debateve parlamentare. Me rreth 25% mbështetje pasojnë “protestë” dhe “volejboll”, tregojnë të dhënat nga sondazhi i pestë vjetor i “Si shkruhet?”. Ato lidhen me protestat në fund të vitit, të cilat çuan në dorëheqjen e qeverisë, si dhe me suksesin e ekipit kombëtar bullgar të volejbollit për meshkuj, i cili u bë nënkampion bote.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva