Artikull
Hënë 19 Janar 2026 13:25
Hënë, 19 Janar 2026, 13:25
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli fillimin e procedurës për paraqitjen e propozimeve për numrin e vendeve për studime për studentë dhe doktorantë për vitin akademik 2026–2027, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 103 të vitit 1993 për zhvillimin e veprimtarisë arsimore ndër bullgarët jashtë vendit.
Deri më 10 shkurt 2026, të gjitha institucionet dhe personat e interesuar mund të paraqesin në Ministri propozimet e tyre për vendet e studimit për vitin e ardhshëm akademik.
Propozimet mund të jenë vetëm për formën e rregullt të studimeve dhe duhet
të përfshijnë programe nga drejtimet profesionale të akredituara, specialitete
të profesioneve të rregulluara, nivele arsimore-kualifikuese, si edhe programe
doktorature, në përputhje me akreditimin e universiteteve përkatëse.
Kërkesat për vendet e studimit duhet të dorëzohen në formë të shtypur ose me e‑mail. Ministria sqaron se rezervon të drejtën të kërkojë informacion shtesë gjatë përgatitjes së planit përfundimtar të pranimeve për vitin akademik 2026–2027.
Për sqarime dhe pyetje shtesë, të interesuarit mund t’i drejtohen Mariana Obllakovës, eksperte kryesore në Drejtorinë “Arsimi i Lartë”, tel. 02/9198866, m.oblakova@mon.bg, dhe Maria Bozhurinës, bashkëpunëtore teknike në të njëjtën drejtori, tel. 02/9217543, m.bojurina@mon.bg.
Forma elektronike për aplikim do të jetë e disponueshme në adresën: https://eskis.mon.bg
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva