KULTURË

Artikull

Qendra e Arkeologjisë Nënujore bëhet institut nën kujdestarinë e UNESCO-s

Hënë, 19 Janar 2026, 14:45

Qendra e Arkeologjisë Nënujore bëhet institut nën kujdestarinë e UNESCO-s

FOTO: Ministria e Kulturës

Madhësia e shkronjave

Qendra e Arkeologjisë Nënujore në Sozopoll zyrtarisht bëhet Institut i Trashëgimisë Nënujore i kategorisë 2 nën egjidën e UNESCO-s, njoftoi Ministria e Kulturës. Marrëveshja për këtë status, e vlefshme për një periudhë prej tetë vitesh, u nënshkrua nga ministri i kulturës, Marian Baçev, dhe drejtori i përgjithshëm i UNESCO-s, Khaled El-Enani, në selinë qendrore të UNESCO-s në Paris.

Me këtë akt, Bullgaria forcon pozitën e saj si një shtet udhëheqës në fushën e arkeologjisë nënujore dhe të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore nënujore në rajonin e Detit të Zi dhe të Danubit të Poshtëm, theksojnë nga ministria. Falë kësaj njohjeje, instituti do të luajë një rol kyç në avancimin e menaxhimit të qëndrueshëm të trashëgimisë kulturore, në rritjen e kulturës dhe njohurive që lidhen me kërkimet oqeanografike, si edhe në bashkëpunimin shkencor. Ai do të kontribuojë në mënyrë aktive edhe në luftën kundër trafikut të paligjshëm të vlerave kulturore.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova