TURIZËM

Artikull

Bansko kryeson renditjen e destinacioneve më të përballueshme të skive në Evropë

Enjte, 22 Janar 2026, 16:06

Bansko kryeson renditjen e destinacioneve më të përballueshme të skive në Evropë

FOTO: banskoski.com

Madhësia e shkronjave

Bullgaria zuri një vend udhëheqës me dy pozicione në treshen e parë të renditjes për destinacionet më të përballueshme të skive në Evropë, sipas indeksit të ri të “easyJet”. Analiza krahason çmimet mesatare të biletave të teleferikëve, qiranë e pajisjeve të skive, hotelet, transportin dhe madje edhe birrën, për të përcaktuar dhjetë resortet më ekonomike të skive, njofton BGNES.

Resorti dimëror Bansko, i vendosur në rrëzë të malit Pirin, kryeson renditjen. Ai u vlerësua si destinacioni më buxhetor i skive në Evropë, ku vizitorët mund të gjejnë birrë për 1 paund, akses në pistat për më pak se 50 paund në ditë, qira pajisjesh për rreth 15 paund dhe një natë qëndrimi për afërsisht 45 paund.

Në vendin e tretë renditet një tjetër resort bullgar – Boroveci, i cili ofron 58 km pista, të ndara në tre zona në malin Rila. Destinacioni është veçanërisht i preferuar nga skiatorët e nivelit të mesëm, që kërkojnë pista të gjera dhe të mirëmbajtura.

Në dhjetëshen e parë të renditjes përfshihen gjithashtu resorte nga Polonia, Italia, Andorra dhe Franca.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova