Artikull
Premte 23 Janar 2026 17:26
Premte, 23 Janar 2026, 17:26
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Pas 9 vitesh në postin e kreut të shtetit, Rumen Radev u largua nga godina e Presidencës. Ai u përcoll në hyrjen zyrtare të institucionit nga IlianaJotova, e cila pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese largohet nga posti i nëndëspresidentes dhe merr detyrën e presidentes së shtetit. Përpara hyrjes, Radevin e prisnin shumë qytetarë për ta përshëndetur, si edhe gazetarë.
“Jam i lumtur që para nëntë vitesh bullgarët më dhanë besimin e tyre dhe se mbështetja e tyre vazhdon. Sot është dita ime e parë si qytetar, i cili, njësoj si të gjithë bullgarët, beson se me përpjekje të përbashkëta mund ta ndryshojmë Bullgarinë, të mbrojmë demokracinë, të forcojmë sundimin e ligjit dhe të përshpejtojmë zhvillimin ekonomik. Nuk mund ta ndalin valën, sepse jemi shumë”, tha Radev para gazetarëve, duke refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve për një pjesëmarrje të mundshme të tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Më pas ai iu drejtua qytetarëve dhe bisedoi me ta.
Tani, në cilësinë e saj si presidente, Jotova do të duhet të zhvillojë konsultime me kandidatët për kryeministër të qeverisë teknike dhe të përcaktojë datën e zgjedhjeve.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova