Artikull
Hënë 26 Janar 2026 09:05
Hënë, 26 Janar 2026, 09:05
FOTO: maichindom.com
Madhësia e shkronjave
Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se Bullgaria ka koeficientin më të lartë të fertilitetit në Bashkimin Evropian. Në vitin 2024, mesatarisht një grua në Bullgari ka pasur 1.72 fëmijë, ndërsa mesatarja për BE-në është 1.38. Pas Bullgarisë renditen Franca dhe Hungaria me përkatësisht 1.66 dhe 1.55 fëmijë për grua.
Por demografët paralajmërojnë se vendi i parë i Bullgarisë nuk do të thotë fund i krizës demografike. Koeficienti i vendit ende është nën kufirin 2.1, i nevojshëm për riprodhimin natyror të popullsisë. Vlera e lartë pjesërisht i detyrohet edhe rënies së numrit të grave në moshë riprodhuese – kur “emëruesi” zvogëlohet, koeficienti rritet matematikisht.
Bullgaria mban vendin e parë edhe për sa i përket moshës së nënave. Mosha mesatare e një gruaje bullgare në lindjen e fëmijës së parë është rreth 27 vjeç – rreth 3 vjet më herët se mesatarja e grave në Evropë.
Më vonë lindin gratë në Sofje, mesatarisht në moshën 30.9 vjeç. Një kundërpikë pozitive është se Sofja raporton edhe nivelet më të ulëta të lindjeve të hershme – 5.11% – dhe të aborteve te vajzat nën 20 vjeç – 2.7%.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova