Artikull
Martë 27 Janar 2026 10:49
Martë, 27 Janar 2026, 10:49
Kristalina Georgieva
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria nuk mund t’i lejojë vetes që deficiti i vendit të vazhdojë të rritet. Këtë paralajmëroi drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, në një intervistë për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT), duke u bërë thirrje si qeverive teknike ashtu edhe atyre të rregullta të jenë të kujdesshme në politikën fiskale. Sipas drejtoreshës së FMN-së, ekonomia e vendit po zhvillohet mirë, pavarësisht krizës politike, dhe Bullgaria tashmë po përfiton nga vënia e euros. Georgieva komentoi se është ende herët për të thënë se sa do të jetë inflacioni — një çështje që shqetëson të gjithë bullgarët. Sipas saj, kjo do të bëhet e qartë pas disa muajsh, por theksoi se në vendet e tjera që u anëtarësuan në eurozonë, inflacioni njëherësh ishte midis 0.1% dhe 0.3%.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova