Artikull
Martë 27 Janar 2026 14:30
Martë, 27 Janar 2026, 14:30
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Procesi i tërheqjes së levave në qarkullim po zhvillohet në mënyrë progresive. 67% e rezervës së levave u depozituan në Bankën Kombëtare të Bullgarisë (BNB). Në qarkullim dhe tek qytetarët mbeten 10 miliardë leva, ose 33% e parave të vjetra. Këtë e njoftoi Vlladimir Ivanov, kryetar i Këshillit Koordinues për Euron dhe kryetar i Komisionit për Bursat dhe Tregjet e Mallrave, gjatë një briefing-u në javën kur përfundon përdorimi paralel i levës dhe euros në vend.
Nga 1 shkurt 2026, pagesat në Bullgari do të kryhen vetëm në euro. Të gjithë levat në kartëmonedha dhe monedha që mbeten tek qytetarët mund të shkëmbehen pa afat në BNB, ndërsa në bankat tregtare deri më 30 qershor, kujtoi Ivanov, duke ftuar qytetarët që të mos presin deri në momentin e fundit për të shkëmbyer paratë që u kanë mbetur në leva.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova