POLITIKË

Artikull

Sofja i kujtoi Shkupit se ka marrë angazhime ndaj BE-së për integrimin evropian

Mërkurë, 28 Janar 2026, 10:06

Sofja i kujtoi Shkupit se ka marrë angazhime ndaj BE-së për integrimin evropian

FOTO: MPJ

Madhësia e shkronjave

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë shprehu zhgënjim të thellë nga qasja e vazhdueshme jokonstruktive e Shkupit zyrtar dhe mungesa e transparencës në komunikimin me publikun lidhur me zbatimin e angazhimeve të marra në kuadër të Konsensusit Evropian të vitit 2022. Kjo thuhet në një qëndrim të Ministrisë së Jashtme, i dërguar mediave.

Për herë të radhës, ministri i punëve të jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, foli për një “iniciativë të shteteve anëtare më të mëdha dhe më me ndikim të BE-së”. Nuk është hera e parë që Shkupi zyrtar paraqet pretendime të tilla të paqarta dhe manipuluese, deklarojnë nga Ministria e Jashtme bullgare.

Konsensusi Evropian i vitit 2022, u miratua unanimisht nga të gjitha vendet e BE-së dhe nga vetë Maqedonia e Veriut. Theksojmë se dialogu është institucional mes vendit kandidat dhe BE-së. Zbatimi i të gjitha masave të përcaktuara në konsensus varet vetëm dhe ekskluzivisht nga Shkupi, ndër të cilat përfshihet edhe përfshirja e bullgarëve si popull shtetformues në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, rikujtojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova