EKONOMI

Artikull

Bankat qendrore në eurozonë do të këmbejnë leva në euro deri më 2 mars 2026

Premte, 30 Janar 2026, 17:58

Bankat qendrore në eurozonë do të këmbejnë leva në euro deri më 2 mars 2026

FOTO: Ani Petrova

Madhësia e shkronjave

Që nga 1 janari, euroja është valuta zyrtare në Bullgari. Pagesat me leva përfundojnë më 31 janar. Në këtë lidhje, Radio Bullgaria kujton se Banka Kombëtare Bullgare (BNB) do të kryejë falas këmbimin e levave në euro pa afat, ndërsa bankat tregtare dhe “Postat Bullgare” e kanë këtë detyrim deri në fund të qershorit të këtij viti. 

Këmbimi i bankënotave nga leva në euro kryhet gjithashtu nga 20 bankat e tjera kombëtare qendrore të vendeve anëtare të eurozonës. Ky proces do të vazhdojë deri më 2 mars 2026 me kursin fiks të këmbimit 1 euro = 1.95583 leva. Për këmbimin nuk do të aplikohen tarifa, komisione apo shpenzime të tjera. Limiti ditor për këmbim është i kufizuar në 2000 leva për klient/transaksion në ditë, sipas njoftimit për shtyp të BNB-së.

Lexoni më tepër:

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva