TURIZËM

Artikull

Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia

Hënë, 2 Shkurt 2026, 04:55

Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia

FOTO: FB/Visit Sofia

Madhësia e shkronjave

Sofja po e forcon pozicionin e saj si një nga destinacionet urbane që zhvillohet më shpejt në rajon. Gjatë vitit 2025, kryeqyteti bullgar ka pritur rreth 1.4 milion turistë – një rritje prej 9% krahasuar me vitin 2024. Për herë të parë qyteti ka kaluar pragun e mbi 3 milion netëqëndrimeve të realizuara, gjë që tregon jo vetëm interes të shtuar, por edhe një qëndrim më të gjatë të vizitorëve. Të dhënat u prezantuan në forumin Sofia Tourism Report 2025, të organizuar nga Ndërmarrja Komunale “Turizëm”, i cili mblodhi përfaqësues të institucioneve, biznesit turistik, operatorit të aeroportit dhe kompanive analitike.

Më së shumti vizitorë në Sofje gjatë vitit të kaluar kanë ardhur nga Italia, Izraeli dhe Gjermania, si edhe nga vendet fqinje të Ballkanit – Turqia, Greqia dhe Rumania. Interes i shtuar vërehet gjithashtu nga tregje si Spanja dhe Franca. Kjo shumëllojshmëri ndërkombëtare e vizitorëve e afirmon Sofjen si një destinacion tërheqës evropian për turizëm kulturor, përvoja urbane dhe udhëtime biznesi.

Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva