Artikull
Hënë 2 Shkurt 2026 09:52
Hënë, 2 Shkurt 2026, 09:52
FOTO: bgtennis.bg
Madhësia e shkronjave
Kampioni i dysheve në Australian Open për juniorë, Dimitër Kisimov, u kthye në Sofje. Në finalen në Melburn, Kisimov dhe partneri i tij nga Afrika e Jugut, Konër Doig, mposhtën me 6:3 dhe 6:4 përfaqësuesit e vendit pritës, australianët Kupër Koze dhe Imerali Ibraimi.
FOTO: bgtennis.bg
“Ndjehem shumë mirë. Ndjesia për të fituar një titull nga “Grand Slam” është e papërshkrueshme. Jam krenar për atë që kam arritur dhe falënderoj të gjithë për mbështetjen”, ishin fjalët e para të Kisimovit para gazetarëve. “Këtë vit do të luaj kryesisht te juniorët, por do të marr pjesë edhe në disa turne për meshkuj. Qëllimi im kryesor është të përparoj në garat individuale. Ëndërroj një titull të “Grand Slam”-it dhe një vend në 10 më të mirët e renditjes botërore. Shpresoj t’i tejkaloj sukseset e Grigor Dimitrovit”, tha Kisimov.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova