SHOQËRI

Artikull

INSAIT me edhe 500 000 dollarë shpërblim nga një gjigant teknologjik

Hënë, 2 Shkurt 2026, 16:47

INSAIT me edhe 500 000 dollarë shpërblim nga një gjigant teknologjik

FOTO: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Madhësia e shkronjave

Instituti INSAIT pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski” ka marrë një shpërblim prej gjysmë milioni dollarësh nga “Google”. Çmimi jepet për rezultatet e larta të arritura në zhvillimin e inteligjencës artificiale në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Nga instituti theksojnë se fondet do të ndihmojnë për zhvillime të reja në drejtime strategjike si vizioni kompjuterik, robotika, mësimi makinerik dhe të tjera.

Në vjeshtën e vitit të kaluar INSAIT mori edhe 1 milion dollarë nga gjiganti teknologjik, duke bërë që shuma totale e ofruar deri në atë moment nga lideri teknologjik për institutin bullgar të tejkalojë 6 milionë dollarë amerikanë.

INSAIT (Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji), i vendosur në Sofje, është i pari i këtij lloji në Evropën Lindore që tërheq studiues me reputacion botëror në fushën e AI dhe teknologjive.

Mësoni më shumë për INSAIT nga publikimet e arkivit tonë:


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva