Artikull
Martë 3 Shkurt 2026 11:26
Martë, 3 Shkurt 2026, 11:26
FOTO: Petja Ilieva
Madhësia e shkronjave
Së shpejti do të shtypen kartëmonedhat e para euro sipas kuotës që Banka Kombëtare Bullgare (BNB) merr nga Banka Qendrore Evropiane (BQE). Kartëmonedhat euro që janë në qarkullim që nga fillimi i vitit 2026 janë siguruar nga Eurosistemi, njoftoi Ilija Lingorski nga Këshilli Drejtues i BNB.
Ai i tha Radios Kombëtare Bullgare (BNR) se monedhat stotinki të tërhequra për skrap gjithashtu do të shkrihen. Sasia totale e monedhave është mbresëlënëse - mbi 10 527 ton metal. Deri në fund të janarit, kishte mbi 3.3 miliardë monedha në qarkullim me prerje të ndryshme.
Lingorski u kujtoi bullgarëve të mos nxitohen nëse ende kanë leva, sepse deri në fund të qershorit bankat tregtare do t'i shkëmbejnë paratë pa tarifa. Pas kësaj periudhe Banka Kombëtare Bullgare do të vazhdojë të shkëmbejë levat me euro për një kohë të pacaktuar dhe pa tarifa. "Edhe nëse gjeni leva pas 10 vitesh, BNB do t'i shkëmbejë ato pa tarifa", dha një shembull bankieri.
Lexoni më tepër:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva